E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Ambasadorët e QUINT-it zbarkojnë në zyrën e Kurtit

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ky takim vjen pas masës së reciprocitetit për targat e Serbisë, të vendosur të hënën nga Qeveria e Kosovës. Pas hyrjes në fuqi të reciprocitetit ndaj targave të Serbisë, forca të shumta policore u vendosën në pikën kufitare në Jarinje. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, mjetet me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, pa u pajisur me targa të përkohshme “RKS”. Pagesa për targat e përkohshme është 5 euro dhe vlefshmëria e saj është 60 ditë.

Siç raportojnë mediat serbe, presidenti serb tha se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës, si dhe një përgjigje urgjente nga BE -ja për situatën.

Presidenti serb e quajti aksion kriminal, pozicionimin e forcave speciale policore në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, për ta mbikëqyrur zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë për reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve. Vuçiç tha se ai mori një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por e refuzoi atë, duke e quajtur poshtërues për Serbinë.

“Unë e refuzova sepse nuk është kompromis, dhe sepse e kthen Serbinë prapa. Shkurt është një zgjidhje që përmban 70% të asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin, në mënyrë që të harrohej kjo. Unë thjesht refuzova, sepse jam lodhur nga politika e aktit të përfunduar dhe sepse ju nuk mund ta bëni këtë”, tha presidenti serb.

Lexo edhe :   Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...