Ambasada ka përcjellë një njoftim të rëndësishëm, duke kërkuar që qytetarët të jenë vigjilent kur kontaktohen nga faqe të rreme për vizat amerikane.
Ambasada Amerikane njofton me anë të një statusi në Facebook sot, se adresa të ndryshme interneti kërkojnë tarifa shtesë për të marrë një vizë.
Ndaj, për të mos u bërë viktimë e mashtrimit, duhet që të kontaktoni me personat e duhur.
Statusi
Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!