E premte, 5 Mars, 2021
12 C
Tirana

Ambasada e Francës me ‘notë proteste’: Rama po sulmon vendet mike

Ambasada Franceze në Shqipëri ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama ndaj BE, në lidhje me çështjen e vaksinave.

Në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme, Ambasada Franceze duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama, shkruan se BE është donatori më i madh në vend me 100 milion euro. Dhe se një vend mik dhe alet, nuk mund të sulmohet në këtë mënyrë.

Sa i takon pyetjes që kreu i qeverisë shqiptare ngriti se përse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët, në letër sqarohet se Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit.

Deklarata e plotë e Ambasadës Franceze:

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE, por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.

Lexo edhe :   Grenell: BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...

Nuk voton, as jep autografe: Rregullat që duhet të ndjekë Mbretëresha Elizabet

Të qenit mbretëreshë, perceptohet në përgjithësi si diçka shumë e mirë. Pasi ke një ndikim dhe pasuri të trashëguar, por gjithashtu edhe një lloj...