E mërkurë, 8 Prill, 2020
4 C
Tirana

Ambasada Amerikane: Qeveria e Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe tani

Lexo edhe ...

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

Ambasada Amerikane në Prishtinë i bëri thirrje të mërkurën qeverisë së Kosovës që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.

Në një komunikatë të kësaj ambasade thuhet se “në kohëra si këto, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është thelbësor. Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për lëvizjen e lirë të mallrave. Sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të hedhë hapin e parë të guximshëm dhe t’i heqë tarifat tani”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte paralajmëruar që më 15 mars të fillojë heqja e kushtëzuar e tarifave ndaj mallrave serbe.

Por, tri ditë më parë ai shkroi në rrjetet sociale se “kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”.

Lidhja Demokratike nuk është pajtuar me qëndrimin kryeministrit për heqjen e kushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe, duke kërkuar që ato të hiqen tërësisht sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, të cilat tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.

Të vendosura në nëntor të vitit 2018, tarifat çuan në pezullimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Thirrja e Ambasadës Amerikane ndodhi në një periudhë kur Kosova dhe rajoni po përballen me pasojat e koronavirusit. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT