Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Ambasada Amerikane: Arbër Hajdari përfaqëson Shqipërinë në programin e Vizitorit Udhëheqës Ndërkombëtar

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ambasada Amerikane: Arbër Hajdari përfaqëson Shqipërinë në programin e Vizitorit Udhëheqës Ndërkombëtar

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar lajmin se  drejtori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari përfaqëson Shqipërinë në programin e Vizitorit Udhëheqës Ndërkombëtar (IVLP) për “Vullnetarizmin dhe Veprimin Qytetar.”

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë. Gjithashtu në këtë faqe janë postuar tre foto të takimeve që Arbër Hajdari ka marrë pjesë.

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, është ftuar në Uashington nga Departamenti i Shtetit si një prej liderëve më energjikë dhe më të rinj botërorë që ka institucionalizuar kauzën e tij.

Ky takim cilësohet si një nga eventet e nivelit të lartë në të cilën janë ftuar 6 drejtues të rinj nga disa vende të botës, që do të institucionalizojnë kauzën e tyre. Të rinjtë e ftuar nga DASH, janë nga Shqipëria, Australia, Bangladeshi, Izraeli, Libani dhe Afrika e Jugut.Fondacioni i bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” ka ndryshuar jetën e qindra shqiptarëve që ishin në varfëri të skajshme. Vetëm një javë më parë janë ndërtuar në kohë rekord tre shtëpi dhe ka lumturuar tre familje që ishin lënë në mes të katër rrugëve nga institucionet shtetërore.

Kush është i riu që u përzgjodh nga Departamenti Amerikan i shtetit?

Arbër Hajdari drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe”, një nismë të cilën e ndërmori teksa ishte student, rreth dy vjet më parë, duke vendosur të ndezë një dritë shprese për familjet e varfra në Shqipëri.Bashkë me miqtë e tij ai arriti të mbledhë sa më shumë njerëz pranë vetes, të gatshëm për të ndihmuar të tjerët, duke u kushtuar atyre një fundjavë.

E gjitha nisi si një nismë personale e një studenti, i cili duke parë nevojat e shumta, vendosi që ta bëjë publike për shkak të pamundësisë për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë.

Nisma e tij u përhap përtej kufijve, deri tek shqiptarët në Amerikë, që vendosën të kontribuonin duke ndihmuar familjet e tjera shqiptare që vuanin në varfëri ekstreme.

Emri i Arbër Hajdarit është tashmë i pandashëm nga nisma e tij, e cila startoi më 27 tetor të vitit 2015, duke u dhënë shpresë dhjetëra e dhjetëra familjeve shqiptare në nevojë.

Në rreth dy vite të kësaj nisme, asnjë strukturë shtetërore apo organizatë nuk iu bashkua “Fundjavës”, e cila zgjodhi t’u përkasë atyre për të cilët u krijua.

Për gjithë kontributin e saj, vitin e kaluar ish-presidenti Bujar Nishani e vlerësoi “Fundjavë Ndryshe”, “Për merita të veçanta civile”, si nismën më të madhe të bamirësisë në të gjithë Shqipërinë.

Tags: Ambasadaamerikanëarber hajdarindërkombëtarpërfaqësonprograminShqipërinëudhëheqësVizitorit

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Icardi: Ëndërroj të shënoj në finalen e Botërorit

Icardi: Ëndërroj të shënoj në finalen e Botërorit

“Pakti me Greqinë”/Bushati: Tsipras vjen në verë, ja si është marrëveshja!

“Pakti me Greqinë”/Bushati: Tsipras vjen në verë, ja si është marrëveshja!

Bushati sulmon Serbinë: Skenarët e Rusisë në Ballkan dhe ulja mbi dy karrige

Bushati: Dy diplomatët rusë tejkaluan cakun diplomatik







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com