E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

AMA rrëzon projektligjin për mediat online

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka rrëzuar pr/ligjin e qeverisë “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka të bëjë me mediat online dhe përmes të cilit synohej vendosja e gjobave të majme mbi portalet.

Bordi i AMA me 5 anëtarë, tre prej të cilëve votuan kundër draftit që ishte dërguar për dhënie mendimi, nuk ka miratuar propozimet e qeverisë.

Megjithatë, pavarësisht rrëzimit nga AMA të këtij drafti, fjala e fundit i mbetet Kuvendit që do ta kalojë në votim.

Anëtarët e AMA, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, thanë sot se ishin kundër kalimit në Parlament të projektligjit, duke u mbështetur dhe tek rekomandimet e dhëna nga BE, ku kërkohet të mos cenohet liria e mediave.

Në këto kushte, AMA jep përgjigje negative në lidhje me ndryshimet që janë bërë ligjit “Për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, që synojnë rregullimin përmes institucioneve publike të medias së shkruar online.

Projektligji ngarkon AMA dhe Këshillin e Ankesave në këtë institucion për implementimin e ndryshimeve të pritshme nëse projekligji miratohet në Parlament.

Tre anëtarët e AMA-s, paraqitën argumente që lidheshin me nevojën për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuk e realizojnë.

Sipas 3 anëtarëve të AMA-s, propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online.

“Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar, atë të vetërregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët t’i japin përparësi këtij parimi, shkruan “faxweb.al”.

Gjithashtu mund të lexoni:

“Drafti për shpifjen”, gazetarët dhe OSBE-ja kundër kthimit të AMA-s në gjykatë

Autoriteti i Mediave detyron katër televizionet të fikin sinjalin analog

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...