E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Altina Xhoxhaj nuk justifikon pasurinë, avokatja sqaron kush ia dhuroi apartamentin

Gjyqtarja kushtetuese, Altina Xhoxhaj ka reaguar përmes avokates së saj një ditë pas seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në reagimin e avokates Shehi, thuhet se në mediat është publikuar një informacion i pasaktë përsa i përket raportit të KPK-së për pasurinë e klientes së saj.

“Është me vend të qartësohet se bazuar në të dhënat, dokumentet dhe shpjegimet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasuria e vetme që ka blerë me të ardhurat e saj anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, pas 24 vjetësh punë është vetëm gjysma e një apartamenti prej 59 m2 të ndodhur në Ishëm të Durrës dhe gjysma e truallit përkatës prej 220 m2 nën dhe rreth këtij apartamenti”, thuhet në reagimin e avokates.

Në lidhje me apartamentin që KPK thotë se nuk justifikohet, avokatja thotë se kjo pronë është e shlyer plotësisht nga bashkëjetuesi i gjyqtares Xhoxhaj, i cili gjithashtu është subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive.

“Pasuria apartament prej 100 m2, që ndodhet në një zonë jo preferenciale të Tiranës është shlyer plotësisht nga Bashkëjetuesi, i cili si subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e të ardhurave me deklarimet e bëra nisur nga viti 2003”, thuhet në reagim.

Përmes avokates, gjyqtarja Xhoxhaj thotë se në momentin që është regjistruar kjo pronë, në vitin 2011, ajo ka përfituar bashkëpronësinë e dhuruar nga bashkëjetuesi me të cilin ka dy fëmijë.

Në reagim flitet edhe për llogaritë bankare, që KPK tha një ditë më parë se nuk justifikoheshin.

“Të ardhurat e Altina Xhoxhaj, gjatë viteve 2003-2016 kanë qenë në shumën 23,489,113 Leke dhe të ardhurat e Bashkëjetuesit e saj, vetëm për vitet 2003-2016, janë në shumën 25,426,907 Lekë; këto të ardhura, bashkë me të ardhurat e gjeneruara nga të dy bashkëjetuesit para vitit 2003 kanë mbuluar investimet e mësipërme dhe kursimet në formën e depozitës së deklaruar nga Zj. Xhoxhaj ne shumen ~ 30.000 USD”, thotë avokatja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Polici në Kroaci: Më pak viktima, nëse do ishte vendosur rripi i sigurimit

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë me pasagjerë shtetas nga Kosova, doli nga rruga...

Një pasuri e vogël që provokon dhe turpëron të mëdhatë e paligjshme

Nga Preç Zogaj Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi para pak kohësh deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti për vitin 2020. Gjithsej 529 euro...

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...