Pas një kohe të gjatë aludimesh, duket se tashmë është konfirmuar largimi i regjisorit Altin Basha nga “Portokalli”.
Më parë qarkulloi në media lajmi se regjisori do të largohej bashkë me “Portokallinë” dhe se kishte lidhur kontratë me një televizion tjetër. Por vetë Altini i hodhi poshtë këto aludime.
Burime për dritare.net konfirmuan largimin e regjisorit nga spektakli i humorit, që e drejtoi për 17 vjet. Edhe Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi kanë ikur, ndërsa tani i shoqëron edhe Altin Basha. Nuk dihet nëse kanë plane për të shkuar diku tjetër, por deri tani ajo që dimë është fakti se ata e lanë “Portokallinë”.
Nuk dihet se kush do të marrë drejtimin e spektaklit më të madh të humorit në vend, që do të rifillojë së shpejti.