Stil

Alketa Vejsiu nënshkruan kontratë me televizionin italian (FOTO)


               Publikuar në : 10:11 - 07/02/20 M S

Moderatorja Alketa Vejsiu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur. Përmes një postimi të bërë në Instastory, ajo ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me televizionin shtetëror të Italisë, Rai Uno. Madje ajo ka treguar më tej për ndjekësit e saj edhe stilolapsin me të cilin ka firmosur, të cilin e ka ruajtur për tre vite, pasi është fatsjellës për të.

“Kontrata e parë e jetës time me RAi Uno sapo u nënshkrua! Me nje stilolaps që kam 3 vite që e ruaj, sepse besoja që do të më sillte fat”, shkruan Alketa bashkëngjitur fotos në fjalë.

Moderatorja Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën e saj prej vitesh, dhe gjithashtu krenoi vendin e saj me pjesëmarrjen në festivalin italian “Sanremo”.

Ajo prezantoi krah moderatorit të famshëm Amadeus dhe partneres së Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, duke i lënë të gjithëve mbresa me lirshmërinë dhe elokuencën e saj në të folur në gjuhën italiane.

 

View this post on Instagram

 

@giovanna_e_amadeus Grazieeeee! @rai1official @sanremorai @damianiofficial @dolcegabbana @class_hair_makeup @class_photography

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT