E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Alibeaj i frikësuar nga një atentat i mundshëm. RENEA e Garda në gatishmëri

Deputeti Enkelejd Alibeaj është futur në selinë e PD-së i shoqëruar nga rreth 4 roje private. Duket se këto masa janë marrë nga ana e tij, pasi deputeti Spartak Braho në emisionin “Zona Zero” në “Top News”, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A, që përkon me emrin (Enkelejd Alibeaj).

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, teksa hynte në selinë blu, është pyetur nga gazetarët se si do e presë Partia Demokratike protestën e thirrur nga Berisha.

Ajo tha se pas mbledhjes së thirrur të Kolegjit të Kryetarëve, gjithçka do të vijojë normalisht.

A keni një skenar për ditën e sotme dhe si do e prisni protestën e orës 12:00?

“Të kryejmë mbledhjen, dhe pastaj gjithçka vijon normalisht”.

Policia e Shtetit ka blinduar zonën përreth Parlamentit dhe selisë së Partisë Demokratike. 15 automjete policie kanë zbarkuar në pjesën e njohur si zona ‘Akademia e Shkencave’, në krah të Parlamentit. Raportohet se përpos këtyre mjeteve, janë 3 autobote me ujë dhe 1 autoblindë e Forcave Speciale, RENEA, për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së PD-së sot në orën 12:00.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...