E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Alfabeti 400-vjeçar i Elbasanit i zbuluar në Ukrainë

Arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës.

Nuk është vetëm ky lajmi ekskluziv që ka sjellë në Seminarin e 34-të Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe studiuesi ukrainas Aleksandër Novik, por edhe fakti se në ish-Perandorinë Ruse është ngulitur një diasporë e madhe shqiptare “fatkeqësisht e panjohur”, siç shkruan ai.

Aleksandër Novik e ka titulluar kumtesën e tij “Shqiptarët në Perandorinë Ruse në shekujt e 18-19-të: të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike”.

Gjetja e artefakteve të alfabetit të Elbasanit të shekullit të 17-të në ish Perandorinë Ruse është jo pak befasues, sepse zbuluesi i parë i këtij alfabeti J.G. von Hahn ka thënë se “Alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Elbasan dhe Berat, por edhe te tregtarët në mërgim”.

Ndërsa fakti që ky alfabet është përdorur edhe nga mijëra shqiptarë që kanë jetuar në territoret e Perandorisë Ruse, ka qenë i panjohur. Alfabeti i Elbasanit të shekullit të 17-të është një alfabet i veçantë me 54 shkronja.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...