E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Alesia niset drejt Turqisë, Hajdari njofton një tjetër surprizë për vogëlushen

Historia e Alesias së vogël preku zemrat e shqiptarëve. 7-vjeçarja vuan nga një sëmundje e këmbëve që e pengon të ecë dhe i shkakton shumë dhimbje.

“Nga mesi e poshtë më thotë që kam dhimbje, sidomos kur eci shumë. U detyrova sivjet të blija gomarin që ta çoja në shkollë. Kur e çova atje, të gjithë fëmijët ishin duke ecur normal, vetëm ajo ishte ndryshe. Veç për Alesian qaj natë e ditë,” rrëfente Albina, nëna e saj.

Familja Rrapo jeton në fshatin Kuqar, afro 40 minuta larg Këlcyrës. Dhe për prindërit, të cilët janë në kushte shumë të rënda ekonomike, por edhe shëndetësore ka qenë e pamundur të sigurojnë trajtimin e të bijës.

Menjëherë pas publikimit të rastit në emisionin “Historia e Fundjavës”, vjen edhe një lajm shumë i bukur. Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari bën me dije se Alesia është nisur drejt Turqisë. Atje ajo do të kryejë edhe ndërhyrjen e nevojshme nga mjekët e specializuar.

Gjatë emisionit në Klan+, Hajdari shtoi se veç lajmit për dërgimin e Alesias në Turqi, janë duke përgatitur edhe një surprizë për vogëlushen.

“Ne kemi realizuar shumën që ka nevojë Alesia për operacionin e saj. Fatura nga spitali na ka ardhur 4500 euro vetëm për ndërhyrjen e Alesias. Por, nuk është vetëm ky lajmi i mirë. Rasti i Alesias preku zemrat e shumë njerëzve dhe janë mbledhur më shumë lekë seç ishte nevoja për realizimin e operacionit.

Ne pamë edhe ambientet ku jetonte familja Rrapo, si edhe mënyrën sesi shkonte vajza me gomar në shkollë. E për këtë arsye ne kemi vendosur që t’i rregullojmë edhe shtëpinë. Kjo do të jetë një surprizë për Alesian. E cila kur të kthehet nga Turqia do të ketë dhomën e saj të rregulluar, por edhe një mjet transporti për të shkuar në shkollë.”

Lexo edhe :   Mbërrijnë në Athinë “përbindëshat” e ajrit, grekët organizohen përballë turqve
Lexo edhe :   Mbërrijnë në Athinë “përbindëshat” e ajrit, grekët organizohen përballë turqve

Pak ditë më parë, nga Turqia erdhi edhe një tjetër lajm i gëzueshëm. Operacioni i Xhesit, vajzës së vogël e cila vuante nga sëmundja e skoliozës, u krye me sukses. Tashmë 8-vjeçarja i është nënshtruar kontrolleve të mëtejshme dhe  shumë shpejt pritet të kthehet në Shqipëri.

Faleminderit gjithë bamirësve!

Bamirësia nuk të varfëron!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...