Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari është takuar me ish-ambasadorin e SHBA-ve, Aleksandër Arvizu.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Hajdari, përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, teksa shihet krah ish-ambasadorit.
Bashkangjitur fotos, deputetja shkruan se takimi u zhvillua gjatë vizitë së saj në Washington, duke u rezervuar në dhënien e detajeve se për çfarë mund të kenë diskutuar me njëri-tjetrin.
“Kënaqësi që u takova me ish Ambasadorin Amerikan, Alexander Arvizu, gjatë vizitës time në Washington D.C.”, shkruan Hajdari krahas fotos.
View this post on Instagram