Aleatët morën pak vota, Hajdari: Basha bëri gabim, duhet t’i linte në fund

Ish prokurori Shkëlqim Hajdari kritikoi kreun e PD-së Lulzim Basha lidhur me renditjen në listë të krerëve të partive të vogla me të cilat kandidoi me një listë të përbashkët. Sipas Hajdarit, Basha duhet ti kishte renditur në fund të listës dhe kush të kishte marrë vota të hynte në parlament.

“Më shqetëson përqindja që kanë marrë partitë e vogla në koalicion me PD. Ky është një tmerr i vërtetë. Po marr guximin po bëj kritikën e parë për Bashën. Këto basha duhet i vinte në pjesën fundore të listës fituese që të merrnin votat me herës ose të shkonin në shtëpi. Ne mund të kishim dhe rezultat tjetër ose këtë rezultat. Por do ishte i drejtë. Nëse do merrnin këto vota të shkonin në shtëpi, ose të thyenin herësin.”