Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Open” prej ku theksoi se “e duam bashkimin kombëtar”.
Ai foli edhe për Qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë, teksa i mëshoi faktit se ajo nuk është as pozitë dhe as opozitë:
“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë, as opozitë, ajo është regjistruar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri-tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është”.
Në vijim, Kurti tha: “Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.