E premte, 10 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Albin Kurti po merr përmasat e një politikani kombëtar

Më të lexuarat

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Vizita e beftë e Albin Kurtit në Tiranë ka vënë alarmin mes një grupimi shumë më të gjërë se ai që do të mbajë më çdo lloj çmimi Edi Ramën në pushtet.

Të shqetësuar janë të gjithë pjestarët e kastës, ata që përbëjnë elitën e privilegjuar të vendit, ish ministra që ëndërojnë që shefi t’u kthejë vështrimin, pasi i ka trajtuar si libra të palexueshëm prej kohësh, gazetarë që janë në frontin e parë të sulmit kundër çdo opozitari, pjestarë të shoqërisë civile të cilëve protesta e pedagogëvë që përkrahin studentët e tyre, ju prish konformizmin fitimprurës.

Dhe të gjithë po akuzojnë në kor Albin Kurtin se pse mbështeti një protestë legjitime në fakultetin e shkencave sociale. Liderin e Vetvendosjes po e anatemojnë si një njeri që shkeli kufijtë e mosndërhyrjes në punët e brendëshme të politikës lokale, si një politikan që po mbështet një bandë të vogël pengmarrësish, si një individ meskin që nuk suporton dot tradhëtinë e ish anëtarëve të Vetëvendosjes, që u bënë ministra të Ramës.

Por të gjitha këto janë pesë më hiç, kur merr mundimin të dëgjosh dhe të lexosh atë çfarë Albin Kurti u tha pedagogëve dhe studentëve grevistë të shkencave sociale: “Me protestat tuaja vjen pranvera shqiptare. Protesta e studentëve është lëvizje kundër privilegjeve që kanë të pasurit. Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive e pabarazisë në arsim” foli përpara tyre, Albin Kurti.

Dhe po të dëgjohet me vëmendje ai ka të drejtë. Pavarësisht se me çmimin e lartë e një divorci me Edi Ramën, i cili dikur e quante Vetëvendosjen, një vlerë kombëtare, Kurti ndërmori një akt që pak tësingjashëm të përtej kufirit guxojnë t’a bëjnë: të dalë kundër politikave të atij që drejtin qeverinë e Tiranës. Dhe këtë nuk e ndërmori as si kundërvënie ndaj njeriut të ditur Gent Caka, as për të denigruar bashkëjetuesen e një vëllai të tij armik, por sepse ai pati kurajon të vërë gishtin mbi kontradiktën themelore që po bën të lëngojë Shqipëria dhe Kosova: atë mes të pasurve dhe të varfërve, atë mes kastës dhe të pa privilegjuarve, atë mes pushtetarëve dhe qeveritarëve.

Kjo është një bindje dhe ideal që Albin e mbron me fanatizëm prej vitesh në Prishtinë dhe që nuk mund ti kërkosh t’a harrojë kur viziton Tiranën. Ai nuk erdhi për asgjë tjetër këtu, veçse për ti dhënë zë zemërimit të ligjshëm të studentëve si një shtresë e nëpërkëmbur e kësaj shoqërie.

Dhe duke hedhur këtë hap, duke vënë gishtin në plagën e rëndë të pabarazisë, së mungesës së shanceve të njëllojta për të gjithë, të grabitjes të së ardhmes së një brezi në emër të patriarkëve të korruptuar, ai bëri një nga ato akte që i kapërcejnë kufinjtë.

Duke mbrojtur të njëjtat ideale dhe të njëjtat teza si në Prishtinë, ai hodhi një hap më përpara drejt krijimit të figurës së një politikani me përmasa kombëtare.

Sepse të tillë nuk janë as ata që duan të coptojnë atdheun për të shpëtuar nga burgu dhe as ata që duan të fryjnë fabulën e bashkimit, në emër të mbulimit të vjedhjeve të tyre.

Ndryshe nga ata, Albin Kurti është nga ai stof politikani që ëndrën e atdheut të përbashkët e përkund në shtratin e barazisë dhe jo në atë të padrejtësisë.

Për të mbijetuar në politikë ai nuk beson as te ndihma e Vuçiçit dhe as te lobistët e përbashkët me të që kanë liderët shqiptarë. Ai mund të ëndërrojë “mëkatin” e një “Shqipërie natyrale”, por nuk e sheh atë si Eldoradin e një pakice kundër shumicës.

Në emër të kësaj bindjeje ai u reshtua me studentët dhe kundër atyre që besojnë se mund t’a shtypin revoltën e tyre duke fituar statusin e ndryshuesve të kufinjve ballkanikë.

Dhe ky akt po aq sa i bën nder e rendit në aradhën e atyre liderëve me fate politike shpesh të pamundura, që përpara pushtetit preferojnë të përzgjedhin koherencën dhe idealin. Sepse Albinn Kurti, përpara se të jetë partner i Ramës, kundër të cilit u reshtua hapur sot, kërkon të jetë mik i shqipëtarëve./ Lapsi.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëmet reale për Lulzim Bashën nga hapja e listave

Nga Mero Baze Përpara zgjedhjeve të gjithë përpiqën të krijojnë një fabulë për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa Lulzim Basha përpiqet gjithnjë të bëjë gati një...

“Njëri Kryeministër dhe tjetri President”/ Rama sqaron të vërtetën e ofertës për Bashën

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me akuzat e bëra më herët sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në deklaratën e sotme për...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Pas presidentit të Brazilit, edhe presidentja e këtij vendi rezulton pozitive me koronavirus

Presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë të ditur presidentja, përmes një videoje të shpërndarë në...

Aksident i rëndë në Përrenjas, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Përrenjas, ku për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar. Raportohet se aksidenti është regjistruar pranë një shkolle...