Kryesore

Albin Kurti “përplaset” me Ramën, 7 pyetje për të

               Publikuar në : 11:40 - 11/01/19 M. S

Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë është përfshirë në debatin e mos dekretimit të Gent Cakajt, në krye të diplomacisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta. Kjo ka rritur tensionet mes kryeministrit dhe presidentit, ndërsa vendimi i Metës është mbështetur nga radhët e politikës kosovare.

Kjo parti i ka dërguar disa pyetje, ku i kërkon sqarim kryeministrit Edi Rama. Duket qartë se deputetë të VV kanë dalë haptaz në krah të Metës, dhe sot publikisht kjo forcë politike ka hartuar 7 pyetje për kreun e qeverisë shqiptare.

Ca pyetje kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë:

A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë, por del Baton Haxhiu?

Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu, dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?

Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues?

Nëse Ilir Meta është i paditur, pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?

Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve, e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?

Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn, atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar?

Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel, deri te ato brenda zyrave të Këshillit të Ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT