Albin Kurti lë banesën 60 m2, vendoset në shtëpinë disa katëshe (Video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zhvendosur në një shtëpi të re. Ai nuk do të jetojë më në shtëpinë e tij prej 60 metrash katror, por është zhvendosur në një shtëpi tjetër disa katëshe në Prishtinë.

Prej rreth tre javësh, Kurti nuk banon më në banesën e mëparshme të tij, dhe kjo është bërë e ditur nga disa banorë të zonës.

Mësohet, se disa banorë kanë treguar se Kurti është bërë fqinji i tyre dhe se banesën e ka marrë me qira në lagjen “Taslixhe”.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ndryshim zëdhënsi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka dashur të prenocohet, duke arsyetur se është për shkaqe sigurie.