Rajoni

Albin Kurti: LDK ka pranuar të ketë koalicion


               Publikuar në : 22:12 - 09/10/19 M. S

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në “Opinion”, se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar në parim të hyjë në koalicion me ta për krijimin e qeverisë së re. Madje Albin Kurti zbuloi se nesër do të kenë një takim, ku do të diskutojnë lidhur me këtë koalicion.

“Në parim kanë pranuar që të kenë koalicion me ne. Kanë pranuar që të kenë koalicion me ne, dhe ne nesër do të kemi një takim ku do të marrim pjesë unë dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Prof. Besnik Bislimi, ndërkaq nga LDK do të jenë prof. Isa Mustafa dhe kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani”.

Kurti tha se LVV dhe LDK nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të hyjnë në koalicion së bashku. Sipas tij, janë të ‘dënuar’ të bashkëpunojnë.

“Pra ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi të ‘dënuar’ të bashkëpunojmë. Ishim opozitë të dyja, ndryshimi nënkupton që opozita bëhet qeveri, dhe mu këtë gjë e ka dashur populli me pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 6 Tetorit”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT