Kosova

Albin Kurti e bën të qartë: Ose unë kryeministër, ose zgjedhje të parakohshme


               Publikuar në : 21:52 - 17/10/19 Enno

Pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u vetëshpall kryeministër i Kosovës, pasi VV doli parti e parë.

Në një intervistë për ‘Real Story’, Kurti ripërsëriti qëndrimin e tij duke u shprehur se nëse ai nuk bëhet kryeministër, atëherë do ketë sërish zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, synimi i qeverisë së re VV-LDK do të jetë sigurimi i 12 ministrive.

Pjesë nga intervista:

Edhe këtu ka debat nëse nuk arrini të formoni qeverinë…

Është destin i yni që ne të qeverisim bashkë me LDK. Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme. S’ka kushte të tjera.

Ju thjesht përfituar nga rënia e të tjerëve….

Ne kemi një numër më të madh të votave sesa në 2017/ Kam nisur takimet me pakicat serbe. Me LDK kemi 61-62 deputetë. Në fund të fundit duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ndoshta ata duhet të votojnë ndonjë serb, që nuk është i tyre. Do i pranoj si deputetë në Kuvend. Jam i interesuar të bashkëpunoj. Por duhet ta kuptojnë se do kem nevojë kushtetuese të bashkëpunoj me ta.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT