Alarm për bombë në aeroportin e Stambollit

Një alarm për bombë u raportua në dy avionë të kompanisë së fluturimit, Turkish Airline, i cili pas kontrollove rezultoi i rremë.

Avionët ndodhen aktualisht në aeroportin e Stambollit dhe ishin gati për të nisur fluturimin drejt Gjermanisë, shkruan Milliyet.

Njëri kishte si destinacion Shtutgartin dhe tjetri Mynihun.

Pas sinjalizimit, punonjësit e sigurisë i larguan avionët nga vendi ku ishin gati për nisjen duke i kaluar në një zonë tjetër të sigurt, ku u bënë kërkimet nga specialistët.

Pas ekzaminimit të bordeve të dy avionëve rezultoi se ishte alarm i rremë, pasi nuk u gjend asnjë bombë apo material dyshues.