Aktori i famshëm i Hollywood-it Al Pacino është rrëzuar mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Bafta 2020”.
Gjatë parakalimit të çiftit në tapetin e kuq, Al Pacino-s i ndodhi një incident.
Aktori i njohur u pengua gjatë ngjitjes së shkallëve dhe u rrëzua përtokë, ndërsa u ndihmua menjëherë nga dy persona të ekipit të sigurisë.