Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares, gjykata merr vendimin për Altin Çokun

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares, gjykata merr vendimin për Altin Çokun

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz.

Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi Haxhia. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët. Nuk e përdor për gjëra të këqija, ha bukë me të si gjithë të tjerët”- tha ai për gazetarët.

Fillimisht autoritetet raportuan se e reja ishte rrëzuar nga tarraca e ballkonit, por më pas rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e nxitur pikërisht nga 39-vjeçari.

Nëna e 27-vjeçares, e cila u vetëvra pas shantazheve të Altin Çokut për t’i publikuar disa pamje intime, deklaroi dy ditë më parë se në foton që është bërë virale, nuk është e bija, por një montazh.

“Është fytyra, por jo trupi i vajzës time. Nuk ka lidhje vajza ime me atë. Ajo nuk dinte se ku ishte marketi, jo hoteli.”, tha nëna.

Policia e ka zbardhur ngjarjen pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes së telefonit të viktimës. E ndjera i kishte kërkuar disa herë që të fshinte foton nga rrjeti social, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës, me të cilin ka patur dhe një vajzë 2 vjeçe dhe ishte në proces divorci. Vajza jetonte me të atin. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun.

39-vjeçari është me precedentë penalë. Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, vajza e dajës. Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Pas këtij momenti, kushërira e tij 18-vjeçare i dha fund marrëdhënies me të, por Altin Çoku insistonte që të vazhdonin lidhjen, madje duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar, që ishte djali i tij i dajës. Në vitin 2010, Altin Çoku kreu një krim monstruoz, duke tentuar të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët.

Gjithashtu, Altin Çoku rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014. Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit, ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara.

Në muajin qershor të vitit 2014, i Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar vajzën e tij dhe për t’ia dhënë avokatit për një çështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para mjekut, edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij sqaron se Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve.

TË LIDHURA

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime
Aktualitet

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime

16:29 | 12/06/2025
Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja
Aktualitet

Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja

16:25 | 12/06/2025
I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

14:59 | 12/06/2025
Next Post
Vrasja e Fatjon Bicit, shtyhet seanca për katër adoleshentët, sherr në sallë mes familjarëve

Vrasja e Fatjon Bicit, shtyhet seanca për katër adoleshentët, sherr në sallë mes familjarëve

Përshtatën lokalet për vënie bastesh sportive, arrestohen dy persona në Fier

Përshtatën lokalet për vënie bastesh sportive, arrestohen dy persona në Fier

‘Nuk do tregoj’, bën-ç’bën, Ledri nuk thotë asnjë fjalë për ndarjen me Sarën!

'Nuk do tregoj', bën-ç’bën, Ledri nuk thotë asnjë fjalë për ndarjen me Sarën!

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime
Aktualitet

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime

by mirseda
16:29 | 12/06/2025
0

Një aksident ajror tragjik në qytetin Ahmedabad të Indisë ka lënë më shumë se 200 viktima, duke...

Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja

Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja

16:25 | 12/06/2025
Arbër Hoxha në modë, disa skuadra interesohen për lojtarin shqiptar

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra interesohen për lojtarin shqiptar

16:11 | 12/06/2025
I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

14:59 | 12/06/2025
Zyrtare: “Big Brother VIP Kosova 4” po vjen së shpejti!

Zyrtare: “Big Brother VIP Kosova 4” po vjen së shpejti!

14:53 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com