Kronikë

Akuzohet për vrasjen e studentes greke, flet nga burgu i riu shqiptari

               Publikuar në : 09:00 - 16/04/19 Enno

Aleksandër Luca, shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, është pyetur në lidhje më dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras.

Kujtojmë se greku ka bërë fajtor 19-vjeçarin shqiptar, ndërsa thekson që ai vetë nuk ka marrë pjesë në krim.

Sipas mediave greke, kësaj dëshmie, Luca i është përgjigjur se: “Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Ndërkohë, babai i viktimës deklaron i bindur se krimi është bërë në bashkëpunim.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det”, është shprehur babai i vajzës.

Mësohet se greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT