E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Akuzohet Mihal Toshi/ Zbardhet pas 10 vitesh vrasja e biznesmenit Rexhepi

Shkon drejt zbardhjes vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan. Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal Toshin, i njohur si Mirgen Toshi, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi më 30 dhjetor 2011.

Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je e gjakut që u gjend në vendin e krimit ku u ekzekutua biznesmeni. Pasi ka marrë përgjigjen e rezultateve të ADN-së, Gjykata ka kërkuar edhe kapjen e tij. Nuk dihet ende si do të veprohet për rastin e Toshit, pasi ai tashmë ndodhet në një burg në Selanik, i akuzuar për trafik droge dhe i dënuar me 16 vite burg.

Mihal Toshi, njihet edhe si vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës, më 3 shtator 2004. Sipas hetimeve rezultoi se vrasja nga Damiano ooishte nisur për Klajdi Jahon, por ky i fundit i kish lënë makinën basketbollistëve.

Ndërkohë përveç ekzaminimeve për Mihal (Mirgen) Toshit, Prokuroria e Elbasanit pak kohë më parë, ka kërkuar të ekzaminohen profilet gjenetike edhe për Olsi (Jorgo) Leku, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.  Por, sipas burimeve hetimore,  ende nuk ka përgjigje nëse gjurmët e gjetura janë të njëjtat me ato të vendit ku u gjet i vrarë Ilir Rexhepi./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...

Nostalgji futbolli/ Valdano: “Raùl mund të përmblidhet në dy koncepte…”

Jorge Valdano për Raul Gonzalez Blanco: "Një ditë para debutimit të tij, unë i bëra një pyetje për ta provuar, kështu i thashë: 'Po mendoj...