Akuzohet edhe për pastrim parash, Prokuroria kërkon burg për mjekun Prifti

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Mësohet se atij i është shtuar dhe akuza për pastrim parash.

Hetimet ndaj tij nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme edhe korrupsionin në shëndetësi.

Nga përgjimet, ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme, sipas Prokurorisë së Posaçme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Kontrolli i kryer pasditen e të enjtes, 11 shkurt në banesën e tij zbuluan 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.