E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Akuzoheni për veprime amorale”, Martin Leka: Këtu të bëjnë me 700 të dashura

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, deputetja demokrate Eralda Bano ka vënë në vështirësi zv.drejtorin e RTSH-së Martin Leka, duke i përmendur akuzat për korrupsion dhe veprimet amorale. Në kundërpërgjigje, zv.drejtori i RTSH, Martin Leka i konsideroi portalet terroriste ato që ngrenë akuza të tilla në drejtim të tij, duke aluduar e madje e bërë me të dashura. Sa i takon shigjetimeve për përfshirje në korrupsion, ai tha se është i hapur që të përgjigjet në organet kompetente.

PYETJE-PËRGJIGJE

Deputetja e PD: Ju si administrator përgjegjës, zv. drejtor jeni anatemuar nga media për veprime korruptive dhe amorale. Ndiheni personalisht i sulmuar? Apo raportet e auditit të brendshëm të RTSH, Këshilli apo RTSH-ja kanë gjetur shkeljet tuaja? A keni patur konflikte interesi në përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ankesave apo punonjësve?

Martin Leka: Për akuzat. Në qoftë se i referoheni një portali që mund ta quaj terrorist që përmend…

Deputetja e PD: Janë edhe punonjësit tuaj të RTSH-së.

Martin Leka: Po ku janë? Për korrupsionin ka organe kompetente, kush është i aftë të bëj denoncimin. Unë dërgoj në shtëpi vetëm rrogën time. Megjithatë jam i hapur ndaj kujtdo, të bëj çdo lloj denoncimi lidhur me korrupsionin e bërë nga Martin Leka. Për ato të tjerat më vjen keq që përmendni akuza që kanë lidhje…

Se e di unë, këtu të bëjnë me 700 të dashura, e të tjera e të tjera. Por këto janë portale terroriste, që Komisioni i Medias duhet të dijë çfarë janë këto portale terroriste që terrorizojnë kalamjtë në shtëpi, duke u çuar baballarëve dashnoret në shtratet e grave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vd*kjen e katër rusëve në Qerret

Afro 45 ditë nga humbja e jetës së katër turistëve rusë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar. Katër turistët rusë u...

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...