Aktualitet

‘Akuzat për grabitje nafte në Siri’/ Reagon Pentagoni


               Publikuar në : 09:10 - 08/11/19 M P

Ditën e djeshme, Pentagoni ka reaguar në lidhje mbi disa pretendime të ngritura, sipas të cilave, SHBA-ja ka grabitur naftën në Siri. Në prononcimin e zëdhënësit të Pentagonit, u theksua se SHBA-ja nuk ka grabitur naftën e Sirisë edhe pse janë dërguar përforcime ushtarake në lindje të vendit për të mbrojtur fushat e naftës.

“SHBA-ja nuk ka përfituar asgjë nga e gjithë kjo. Përfitimet shkojnë për FDS”, ka deklaruar zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman.

Sipas tij, përfitimet shkojnë për Forcave Demokratike siriane, kurdëve që kanë luftuar Shtetin Islamik përkrah perëndimorëve.

“Objektivi është t’u akordojmë kurdëve të rajonit, forcat FDS, një burim të ardhurash dhe mundësish për t’u fuqizuar në fushatën e tyre ushtarake kundër Shtetit Islamik”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Bëhet fjalë pra për të penguar ISIS për të pasur akses dhe gjithashtu për t’u mundësuar kurdëve dhe FDS-së të kontrollojnë naftën”, shtoi ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT