Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Kjo konferencë do të jetë për ecurinë e çështjes, ashtu siç është mbajtur më 18 nëntor. Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor, në orën 16:00.
Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020.