Kryesore

Akuzat e opozitës për ‘bashkëqeverisjen’/Rama: Meritojnë vetëm mëshirë

               Publikuar në : 11:45 - 11/02/19 M. S

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kryeministri Rama duke iu kundërpërgjigjur akuzave të opozitës, tha se ata që i përqeshin meritojnë vetëm keqardhje dhe mëshirë.

Në fjalën e tij, Rama nënvizoi ndër të tjera se qeveria i jep fuqi njerëzve pa përkrahje, të cilët nuk kanë mundur të ngrenë zërin dhe të dëgjohen.

“Platforma e bashkëqeverisjes ‘shqipëriaqëduam’ është transformimi përmes inovacionit, përmes zyrave të kudo ndodhura. Ajo zëvendëson letrat e drejtuara ministrive.

Platforma mundëson që qytetari të jetë i pari. Kush do punë pa kushte, le ti drejtohet platformës. Kush na kritikon, është i mirëseardhur, por kush na përqesh meriton vetëm keqardhje dhe mëshirën tonë”, u shpreh më tej ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT