E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Akuzat e Bashës/ Ministria e Shëndetësisë del në deklaratë urgjente

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë, në lidhje me akuzat e kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave.

Ministria hedh poshtë të gjitha këto akuza, ndërsa citon se është jo njerëzore duke ngritur dyshime të tilla.

Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla tha se çdo informacion raportohet me transparencë.

Deklarata e plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale solidarizohet me mjekët e vijës së parë të frontit kundër Armikut të Padukshëm, të cilët gjenden qysh mbrëmë nën një akuzë jo vetëm të shëmtuar politike, por edhe të rrezikshme për bluzat e bardha!

Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cënon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë.

Është e paimagjinueshme që ndërkohë që qeveria ka bërë gjithçka për paralizimin e burimeve të dhunës fizike ndaj mjekëve në këto vite, sot opozita ta stimulojë këtë dhunë me një akuzë të tillë e cila fajëson direkt ata, sepse janë mjekët dhe askush tjetër që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartelat mjekësore të pacientëve.

Si mund të imagjinohet që të gjithë mjekët tanë të jenë të përfshirë në një manipulim që edhe ta parafytyrosh duhet një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që ata kanë përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore për çdo kartelë mjekësore?!

MSHMS u shpreh keqardhjen më të madhe dhe mbështetjen më të fortë mjekëve të Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët e ngritën zërin për ta hedhur poshtë me forcën e dinjitetit të tyre akuzën e zotit Basha. Keqardhje sepse pasi janë gjendur në mënyrën më të pamerituar, përballë akuzave të pabazuara, të paargumentuara, dashakeqe në adresë të tyre, sot janë detyruar të bëjnë edhe një deklaratë publike në adresë të politikës, në vend se të paktën të mos sulmohen nga politika në misionin e tyre.

Lexo edhe :   Vaksinë për gripin edhe për të shëruarit nga virusi? Ç’thotë ekspertja e ISHP
Lexo edhe :   “U shtrua dy ditë më parë”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” jep detaje për 60-vjeçarin

Çdo humbje jete është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por edhe për stafet tona mjekësore, të cilat punojnë çdo ditë, orë e pa orë, në luftë me vdekjen, për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Por është jonjerëzore që politika të trazojë shpirtrat e lënduar të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, duke ngritur një dyshim kaq të rëndë për integritetin e mjekëve tanë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rifton zotin Lulzim Basha dhe këdo tjetër për llogari të tij, që të vijë e të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve.

Për sa na takon, ne do të vazhdojmë të komunikojmë me korrektësi dhe transparencë me qytetarët shqiptarë, siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj pandemie, cdo informacion të raportuar nga strukturat tona, duke kërkuar besim, mirëkuptim, durim në kushtet e kësaj lufte kaq sfiduese për mbarë globin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte...

Tiranë/Dyshonte se ishte infektuar me Covid-19, 57-vjeçari pret damarët

Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus. Ky rast ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në...