E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se shefi në detyrë i misionit të ambasadës holandeze, Joost Reintjes, u thirr në ministri për t’iu dhënë vendimi. Më 10 dhjetor, Holanda dëboi dy diplomatë që punonin në ambasadën ruse për akuza të spiunimit.

Sipas agjencisë holandeze të intelegjencës AIVD, një oficer i inteligjencës, i cili punoi si një diplomat i akredituar në Ambasadën Ruse, ishte i angazhuar në aktivitete spiunazhi në fushën e teknologjisë dhe shkencës, si dhe ndërtoi një rrjet të konsiderueshëm burimesh, të cilat janë ose ishin aktive në sektorin e lartë të teknologjisë së Holandës.

AIVD tha se oficeri tjetër i inteligjencës ruse, i cili po ashtu ishte i akredituar si diplomat në ambasadën ruse në Hagë, luajti një rol mbështetës.

Të dy diplomatët punuan për shërbimin e inteligjencës ruse SVR, raportoi agjencia e inteligjencës, duke shtuar se ata u shpallën ‘persona non grata’ nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tjetër tërheqje nga PS-ja, deputeti Vorpsi: Do t’ia kaloj stafetën të rinjve

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njhersh Prekfekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka njoftuar largimin e tij nga politika. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit, frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Të pranishëm në këtë takim...

Angrisano thirrje të rinjve: Keni fatin që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

Presidenti i “European Democrat Students” (EDS) Carlo Angrisano, mori pjesë në takimin online të kryedemokratit Lulzim Basha me studentë dhe përfaqësues të EDS (European...

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Nga: Skënder Minxhozi 577-vjetori i Beslidhjes së Lezhës, pastaj lule te Çerçiz Topulli e ndonjë anabas tjetër i ngjashëm, që nuk pata kohë ta vë...

E rëndë/ Prej një muaji e shtruar në Infektiv, 22-vjeçarja humb jetën nga Covid

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Fatkeqësisht, një 22-vjeçare nga Kolonja nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin ndekjeprurës. E reja,...