Shqipëria

Aktorja zbulon pse u largua nga Portokallia, i ‘përvishet’ Salsanos: Është barrë e rëndë të…


               Publikuar në : 21:44 - 17/09/19 Enno

Drejtuesi i programit të humorit “Portokalli” në Top Channel, Salsano Rrapi, teksa ka qenë i ftuar këtë mëngjes në “Rreze Dielli” foli edhe për largimin e aktores Delinda Disha nga “Portokallia”. Për të cilën tha se ikja e saj u bë “fshehurazi”.

Ndërkohë, lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar vetë aktorja. Përmes një postimi në “Instastory”, Delinda ka sqaruar arsyet e largimit të saj nga “Portokallia”, ndërsa iu drejtua edhe Salsanos me fjalët:

I dashur Salsano”. Për jetën tënde e paske problem të prononcohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi! Unë iki dhe vij sa herë ta shosh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e Top-it“!

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT