E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Aktorja meksikane qëllohet për vdekje teksa priste djalin

Një aktore e njëkohësisht këngëtare meksikane, u qëllua për vdekje teksa priste të merrte djalin e saj 11-vjeçar nga një akademi futbolli në shtetin Morelos.

Tania Mendoza ishte jashtë kompleksit sportiv në qytetin e Cuernavaca me prindër të tjerë, kur dy burra të armatosur mbërritën me një motoçikletë të martën.

Njëri prej tyre e qëlloi disa herë përpara se të arratisej me bashkëpunëtorin e tij. Të paktën 10 gra janë vrarë çdo ditë në vend vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare.

Amnesty International tha se rreth një e treta e viktimave – 940 – ishin raste të femicideve, ose vrasje të qëllimshme të grave për shkak të gjinisë së tyre, duke e quajtur atë një “epidemi tronditëse”.

Mendoza, e cila ishte 42 vjeç, u bë e famshme në vitin 2005 pas një roli kryesor në filmin La Mera Reyna del Sur. Ajo ishte shfaqur edhe në një sërë telenovelash, por vitet e fundit iu përkushtua karrierës së saj si këngëtare dhe regjistroi pesë albume.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas vrasjes së Mendozës, apo ndonjë motiv i mundshëm. Pas të shtënave, policia ka kryer një operacion në kërkim të të dyshuarve, por askush nuk është arrestuar.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i tha agjencisë së lajmeve Efe, se rasti do të hetohej si femicide, megjithëse nuk u dhanë detaje.

Sa e rrezikshme është Meksika?

Meksika ka vuajtur prej kohësh nga nivelet e larta të krimit, me shumicën e dhunës të lidhur me kartelet e drogës. Femicidja është gjithnjë e më shumë një shkak për shqetësim, por pavarësisht nga një lëvizje në rritje për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë një rritje të vrasjeve. Sipas Amnesty, rastet hetohen rrallë dhe shumica e autorëve mbeten të pandëshkuar.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...