E diel, 17 Janar, 2021
3 C
Tirana

Aktori turk me prejardhje shqiptare ndodhet në telashe, në gjykatë për shkak të serialit të ri

Aktori turk Can Yaman, i cili u bë i famshëm në vendin tonë nga seriali “Një puthje në errësirë”, mbetet ndër emrat më të lakuar. Së fundmi e kemi parë në serialin e tij më të ri të titulluar “Bay Yanlis” ku Can luan krah Ozge Gurel. Pavarësisht suksesit të garantuar, duket se diçka shkoi gabim dhe përfundoi në gjykatë.

Duke iu referuar mediave turke, kompania prodhuese e këtij seriali është hedhur në gjyq nga televizioni Kandal D, që ka hapur padi ndaj kompanisë “Gold Film”. Pasi fillimisht kjo kompani kishte bërë një marrëveshje që “Bay Yanlis” të transmetohej në Kanal D.

Më pas “Gold Film” e ka prishur marrëveshjen duke vendosur ta transmetojë serialin në Fox Tv.

Mirëpo, “Kanal D” pretendon se skenari dhe kasti i serialit ishte vendosur nga ta, por këtë e ka kundërshtuar pronari i kompanisë “Gold Film” i cili shprehet se idetë kanë qenë autentike të tij.

Sot mediat turke raportojnë se “Kanal D” e ka hedhur për herë të dytë në gjykatë kompaninë e këtij seriali, gjë që mund të çojë edhe në ndërprerjen e tij.

Can Yaman është një prej aktorëve më të kërkuar në tregun e kinematografisë turke. Me një fizik të mirë dhe një pamje të bukur, padyshim që ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave. Ai më herët ka deklaruar se ka prejardhje shqiptare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...