E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Aktori Jackie Chan: Dua të anëtarësohem në Partinë Komuniste

Jackie Chan është një prej aktorëve më të njohur ndërkombëtarë. Edhe në Shqipëri ai njihet shumë për shkak të filmave që ka luajtur Në Kinë dhe jo vetëm.

Por së fundmi, aktori ka zbuluar se e ka qejf politikën. Ai është shprehur se i intereson që t’i bashkohet Partisë Komuniste të Kinës. Gjatë një simpoziumi më 8 Korrik, aktori 67-vjeçar shprehu mendimet për fjalimin e Presidentit Xi Jingping që mbajti për 100-vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste.

Sipas “The Global Time”, Chan tha se është krenar që është kinez dhe shprehu mbështetjen për partinë politike.

“Mund të shikoj madhështinë e Partisë Komuniste dhe do të bëjë realitet ato që thotë në më pak se 100 vjet, por vetëm disa dekada. Dua të bëhem anëtar i Partisë Komuniste”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...