E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
16 C
Tirana

Aktori i njohur i “Portokalli”-së rrëfen tentativat për vetëvrasje

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Aktori Alex Seitaj njihet për rolin e famshëm “Vezirja” në “Portokalli”.

Ai ka zbuluar detaje pikante në lidhje me jetën e tij në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora, ku ka folur për problemet tejet serioze me shëndetin. Alex Seitaj ka rrëfyer një periudhë të vështirë të jetës së tij, adoleshencën në të cilën ai ka kaluar edhe depresion.

Aktori i njohur rrëfeu se ka tentuar vetëvrasjen, ka lënduar veten fizikisht dhe se ishte shumë e vështirë që të dilte nga ajo gjendje. Gjatë intervistës, ai ka thënë se ka arritur deri në atë pikë, sa ka lënduar veten me brisqe e gjilpëra.

“Periudhë e vështirë në jetën time, depresioni. Ishte në kohën kur unë isha adoleshent, në shkollë të mesme kur shumë njerëz nuk e dinë kush janë dhe çfarë do bëjnë me jetën e tyre. Shkollën e mesme e kam bërë në qytetin e Korçës. Ka qenë periudhë e vështirë, e komplikuar. Nuk isha rehat me shumicën. Kisha udhëtuar dhe kisha parë vërdallë.

Doja të organizoja festën e Halloween-it dhe të gjithë ishin të tmerruar nga kjo gjë, sepse nuk e kuptonin festën. Thoshin ç’janë këto tmerre. Kisha disa gjëra që i kisha përgatitur unë, që u grisën. Logjikisht kur je në një ambjent të tillë, ti thua që ka diçka që s’shkon. Mendoja se është faji im. Kam patur mendime vetëvrasjeje pafund. Kam arritur deri në atë pikë, sa kam lënduar fizikisht veten, me brisqe, gjilpëra. Familjarët e mi dinin vetëm fraksione të vogla. Sepse unë isha i zhytur sa nuk hapesha dot me askënd, as e perceptoja fare të flisja me familjen që gjithçka të bëhej mirë.

Kur je në atë dhomë të errët, nuk e mendon se çdo hap drejt shpëtimit është i gabuar. Tentativat për t’u vetvrarë nuk ishin për të tërhequr vëmendje. Këto veprime janë akte të dëshpëruara, që njeriu do ta nxjerrë dufin tek vetja. Në momentin që flasim për problemet mendore, çrregullimet mendore janë të padukshme. Në momentin që unë shihja që shenjat shëroheshin, mendoja se kështu do ndoshte edhe me dhimbjen psikike, do shërohej. Nuk kërkova ndihmë, sepse e dija që në pikën që isha, askush s’do më ndihmonte”, shprehet Alex.

I pyetur se si ia arriti që t’ia dilte mbanë, ai tha se çelësi i suksesit qëndron tek aktrimi. “Si shpëtova? Për mua ka qenë moment interesant, zbulova aktrimin. Rashë në dashuri me aktrimin, një dashuri ekstrem.

Në atë moment thashë unë e dua këtë gjë. Mund të dal të performojë që të gjithë të qeshin me mua, dhe nuk do më ndjejë fare. Gjeta një arsye për të vazhduar që vërtetë e doja. Kështu që edhe këshilla ime është të gjendet diçka, një person pas të cilit të kapeni. Dashuria është motivim shumë i mirë për të vazhduar përpara. Nuk ka patur moment të dytë. Unë vazhdoj të punoj me veten, është punë e vazhdueshme krijimi i balancimit”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Komuna e Prishtinës do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me koron*virus

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për të ndihmuar financiarisht të infektuarit me koronavirus. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Ja pse dështojnë ligjet kundër duhanit në Ballkanin Perëndimor

Nga Nikola Gjorgjevic “Emerging Europe” Për shumicën e evropianëve perëndimorë, ditët dhe netët e shpenzuara restoranteve, bareve dhe klubeve të mbushura plot me tym, kanë...

Mbyllja e pjesshme e shkollave, Basha: Rama e ka humbur kontrollin ndaj Covid

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftmit të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se mësimi do të jetë i alternuar në...

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari shkodran (Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Pukës, ku ka humbur jetën Drejtori i Inspektoriatit të...