E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

Aktivisti i opozitës azerbajxhanase gjendet i vdekur në Turqi

Aktivisti i opozitës në Azerbajxhan, Bayram Mammadov është gjetur i vdekur në Stamboll ditën e djeshme në rrethana të paqarta.

Trupi i Mammadov u gjend në det dhe kjo gjë u lajmërua nëpër rrjete sociale nga miqtë e tij. Policia po heton rastin dhe po shqyrton të gjitha shkaqe e mundshme që kanë çuar në këtë ngjarje, shkruan REL.

Mammadov, së bashku me një aktivist tjetër pro-demokracisë, Giyas Ibrahimov, dolën në tituj në maj 2016 pasi pikturuan “Gëzuar Ditën e Skllevërve” në një monument në Baku presidentit të ndjerë Heydar Aliyev, babait të presidentit aktual.

Të dy më pas u dënuan me 10 vjet burg për akuza droge, të cilat i kanë mohuar, pasi  Mammadov kishte thënë se ishte torturuar për të bërë një rrëfim.

Amnesty International i ka njohur të dy aktivistët si të burgosur të ndërgjegjes, duke thënë se akuzat e drogës kundër tyre ishin sajuar me qëllim që të ndëshkoheshin për aktivitetet e tyre politike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...