Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me aktakuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës, për presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Veselin.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se Kosovës në këto momente i duhet drejtësi. Ajo thekson se Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë.
Postimi i plotë:
Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.
Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë.