Aktualitet

Aksioni i IKMT-së në Radhimë, banorët përplasen me policinë: I kemi lekë djerse


               Publikuar në : 12:38 - 25/10/19 Enno

Banorët e Radhimës, Orikumit dhe Dukatit janë përleshur këtë të premte me punonjësit e policisë, pasi kundërshtojnë aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “Balkanweb”, qytetarët kanë kundërshtuar me forcë ndërhyrjen e fadromave, duke i qëlluar me gurë. Ndërsa nuk kanë munguar përplasjet fizike me efektivët e policisë.

“Si kemi me lekë droge dhe hashash. I kemi me gjak e djersë”, i drejtohet një prej banorëve forcave të policisë.

Banorët shprehen se asnjë prej përfaqësuesve të Bashkisë nuk i ka takuar për t’i prezantuar planin apo edhe për të folur lidhur me dëmshpërblimet.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT