E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Aksioni i Berishës, çfarë pritet të ndodhë nesër? Gledis Nano hidhet në veprim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët, që t’i bashkohen Kuvendit. Ai ka publikuar një video në Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë delegatëve që firmosën për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur prej tij.

Kuvendi i Partisë Demokratike do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 10:00. Në këtë Kuvend synohet shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha. Delegatët duhet të jenë të pajisur me kartë ID ose pasaportë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, në një prononcim për mediat deklaroi se policia është në gatishmëri për të ruajtur rendin, sa i përket aktiviteteve të ditës së nesërme ku pritet të zhvillohet Kuvendi i thirrur nga Berisha.

“Nesër policia është në gatishmëri, është fokusuar në ruajtjen e rendit e të qetësisë publike, për të ruajtur një ambientet sa më të sigurt për qytetarët dhe të huajt.

Bazuar nga të dhënat që ne do të kemi nga Policia e Shtetit, si dhe nga institucionet ligjzbatuese, ne do të veprojmë sipas ligjit”, tha Nano.

Ka zëra se nesër mund të ketë edhe tensione, gjë që është mohuar nga mbështetësit e Berishës. Aktiviteti parashikon një skenar që mbështetësit e Berishës, pas mbledhjes të shkojnë në selinë e PD-së.

Berisha u shpall “non grata” nga DASH në maj të këtij viti. Ai nuk i ka pranuar akuzat për korrupsion, duke paditur në Gjykatën e Parisit për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Lexo edhe :   Berisha me akuzë të re: Basha, pas kompanive të basteve!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...