E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Aksion si në filma/”Policia, hape derën”, shënjestra u ikën nga “duart”

Një makinë e cila u shpëton policëve, dhe një gazetar që e shtrijnë në tokë vetëm sepse filmoi operacionin. Ka qënë kjo skena që është filmuar nga një banor i lagjes “Vorri Bomit”, ku dhe ndodhi aksioni policor mesditën e sotme.

Shënjestra që dyshohej se ishte trafikant, që shpërndante lëndë narkotike, arriti që të largohej, ndonëse i bënin thirrje për të dalë jashtë makinës. Sikundër shihet qartazi dhe në pamjet në fjalë, jeta e njërit prej agjentëve të policisë u vu në rrezik, pas shpejtësisë së mjetit që u arratis.

“Hape derën, hape more derën, policia, o by*h q*r, hape derën”, dëgjohen agjentët që i drejtohen drejtuesit të makinës tip “Benz” që të dalë jashtë. Drejtuesi i mjetit i jep gaz duke u larguar me shpejtësi.

Këtë çast po e filmonin të pranishmit, sikundër edhe gazetari Ergys Gjençaj. Por ky i fundit u ndalua nga policia, e madje e shtrinë barkas.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...