E diel, 5 Prill, 2020
14 C
Tirana

Aksion në Kakavijë/ Bllokohen 4 makina luksoze, çfarë u gjet pas kontrollit

Lexo edhe ...

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

Gjatë fluksit të ditëve të festave, policia kufitare ka bllokuar në Kakavijë në hyrje dhe në dalje 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze. Po kështu janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Më datë 31 dhjetor është bllokuar një automjet i markës “Opel” me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra. Ky mjet rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 2 janar u bllokua një automjet i markës “Mercedes Benz” me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G.N., nga Lushnja. Mjeti në fjalë rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij, dhe numri ishte i dubluar.

Më datë 3 janar u bllokua një automjet i markës “Volkswagen” me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F.D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Po në të njëjtën ditë është bllokuar një automjet i markës “BMW X5”, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K.T., nga Athina. Mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Njoftimi i policisë

Kakavijë

Policia Kufitare, masa për eliminimin e radhëve në dalje, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bllokohen në Kakavijë, gjatë fluksit në hyrje dhe në dalje, 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje.

Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje. Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi.

Falë masave të marra dhe si rezultat i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe konkretisht:

Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volksëagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMË X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja.

Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

Spaho: Policia jonë rri dhe ha fara, shteti s’është në gjendje të vendosë rregull

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se shteti nuk është në gjendje të vendosë rregull në...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT