Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Divjakë, ku një 35-vjeçare nga Tirana aksidentoi për vdekje një fëmijë 6-vjeç, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i ka prerë rrugën teksa ishte futur me vrap për të kaluar në anën tjetër.
I mituri është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. Matarangasi, 35-vjeçe, banuese në Tiranë.
Djali i mitur, me inicialet A.A., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, të cilat, sipas mjekëve, i ka prekur organet jetësore, duke i dëmtuar rëndë ato. Ka qenë drejtuesja e mjetit, e cila ka lajmëruar uniformat blu ku ka bërë aksidentin.
“Ishte vetëm një sekondë. Edhe pse frenova gozhdë, fëmija u fut para makinës. Makina nuk kishte shpejtësi shumë të lartë, por fëmija po. Ai hyri me vrap të pakontrolluar. U përpoqa, por nuk ia dola”, ka deklaruar ajo.
E reja mësohet se ka rreth 7 vjet që drejton automjetin, dhe në emrin e saj nuk ka pasur gjurmë të problemeve në drejtim.