Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, respektivisht 20 dhe 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje orët e para të mëngjesit të së dielës, në Piacenza të Italisë, teksa po ktheheshin në shtëpi nga një lokal nate.
Ndërkohë, së fundmi detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë. Drejtuesja e automjetit, italiania Irena Vetere që ka shtypur për vdekje dy të rinjtë raportohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Mbi të rëndon akuza e vrasjes së 2-fishtë. Vetere është sipërmarrëse dhe dy vite më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s. Mediat e huaja raportojnë se asaj i është hequr patenta disa herë për shkak se ngiste makinën në gjendje të dehur.