Një shofer në Durrës ka përplasur një patrullë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” që ishte në shërbim. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e policisë, K. H., dhe A. K.
Të lënduarit janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit tjetër është dërguar në polici, për veprime të mëtejshme.
“Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e policisë, shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.