Aksidentohet ish-deputeti, përplaset pranë stadiumit ”Air Albania” (Emri)

Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident automobilistik në kryeqytet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë stadiumit “Air Albania”. Mësohet se Rakipi po udhëtonte me një automjet të llojit “Mercedez Benz” të zi, në momentin që është përplasur me një tjetër mjet të të njëjtit lloj, por me ngjyrë portokalli të ndezur.

Po ashtu bëhet e ditur se makina e tij ka përfunduar në një dyqan. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet.

Kjo nuk është hera e parë që Rakipi përfshihet në një aksident automobilistik. Aqif Rakipi përplasi për vdekje një këmbësor në gusht të vitit 2017, por një vit më vonë u shpall i pafajshëm.