Kronikë

Aksidenti tragjik në Tiranë, ndërrojnë jetë 4 anëtarët e një familje

               Publikuar në : 08:30 - 16/06/19 Enno

Një aksident rrugor i ndodhur mbrëmjen e djeshme ka rezultuar tragjik për familjen Bibaj. Katër persona të kësaj familjeje kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga pasi është përlasur me bordurën në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Mësohet se viktimat janë nëna, babai dhe dy vajzat  B. Bibaj, Xh.Bibaj, F.Bibaj dhe V. Bibaj, ndërsa dhëndri i familjes A. Alia i cili drejtonte mjetin me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet ku merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qënë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti. Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident.

Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Burime policore thonë se edhe i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B  , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT