Aksidenti në Laç: Dy persona të plagosur, shoferi dërgohet tek Trauma

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme pranë kryqëzimit të Laçit në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Një makinë u përplas me trafindarësen dhe më pas shpërtheu në flakë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, ndërsa pasagjeri është dërguar në spitalin e Lezhës.