Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në guroren në Kurcaj të Krujës, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u plagos.
Policia njofton se ka arrestuar sot përfaqësuesin ligjor të gurores në Krujë dhe dy shtetas të tjerë, punonjës të firmës.
NJOFTIMI: “Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 01.03.2020, ku në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të licencuar, gjatë montimit të minave elektrike humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi G. D., 55 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.
- C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.
- D., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit:
- M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.